FLASH :

Ekspertët rrëzojnë “mitin”: Këto produkte s’kanë lidhje me kancerin

Akrilamidi (përbërës toksik) gjendet në ushqimet e gatuara në temperaturë të lartë siç janë ato me niseshte apo buka dhe konsiderohet kancerogjen. Megjithatë, ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar thonë se në bazë të studimeve të kryera nuk është gjetur ndonjë lidhje mes ushqimeve me përmbajtje të lartë të akrilamidit dhe kancerit.

(Një rast përjashtimor bën buka e djegur)

Ndërsa alertin e japin për produkte të tjera si përshembull alkooli apo mishrat e përpunuar që rrisin rrezikun për t’u prekur nga kanceri në zorrë.

E kundërta thuhet për mishin e pulës, gjelit të detit apo peshkut. Rekomandohet një dietë e shëndetshme e pasur me fruta, perime, drithëra dhe proteina të shëndetshme si ato që përmendëm më lart. Patjetër ekzistojnë edhe disa “superushqime” që janë më tejet të mira për organizmin si çaji jeshil, domatet apo manaferrat.