SPAK ka sekuestruar kamerat në Bllokun e Sigurisë pas arrestimit te Roven Zekës, shefi i qarkullimit rrugor Tiranë, i arrestuar për “korrupsion”.
Sekuestrimi ka ardhur pasi ka patur të dhëna se zyrtarë të policisë kanë marrë kontakt me të para se të dilte në gjykatë për masën e sigurisë.
Njëri ndër zyrtarët që ka takuar Zekën, burime për Troç, bëjnë me dije se kaq qenë jo më pak, se vetë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Proda e ka patur shofer personal Zekën.
Që të dy përfliten se janë kontigjentë të përzier me krimin e organizuar.
Gazertarja Klodiana Lala e ka akuzuar Prodën se është sponsorizuar në postin e lartë që mban, nga bandat e krimit të organizuar në Durrës.
Ndërsa Zeka njihet si një ushtar i devotshëm i kapobandës së ish-parkut në Tiranë, Emiljano Shullazi.
Është interesante interesante të dihet nëse SPAK do të publikojë udhëzimet që i ka dhënë Proda-Zekës para se të dilte në gjyq, njësoj siç publikoi udhëzimet që i jepte Erion Veliaj të vëllait, se si të sulmonte mediat.
Roven Zeka, drejtori i policisë rrugore të Tiranës, gjendet në paraburgim, i arrestuar përt një çështje korrupsioni, pas kallëzimit të një qytetareje.