FLASH :

Shabani, rreth 4.000 USD për të promovuar veten në 3 muaj vetëm në Facebook

Kandidati i Nismës Thurje, Endrit Shabani, vazhdon të ngjallë dyshime të mëdha rreth origjinës të së ardhurave dhe donacioneve të tij.

Në fakt, nga një kërkim i thjeshtë në rrjetet sociale rezulton se vetëm në Facebook, ai e ka sponsorizuar vetëm me rreth 4 mijë dollarë në 3 muajt e fundit. Këto para ai i ka përdortur për të sponsorizuar 105 nga postimet e tij në këtë rrjet social.

Në rast se Shabani ka shpenzuar të njëjtën vlerë edhe në rrjetin Instagram, do të ishim përballë vlerës prej 8 mijë dollarësh në vetëm 3 muaj, në një kohë kur vëtë Shabani predikon se është në përkrahje të të varfërve.

Asnjë i varfër që Shabani bën sikur përkrah, nuk e ka luksin të paguajë jo 2 mijë, por as 200 euro në muaj për t’u kuruar me ilaçe si dhe për t’u ushqyer.

Pavarësisht kësaj, Shabani vazhdon të mbetet shumë i ulët në numrat e sondazheve të fundit për sa i përket popullaritetit.

Në fakt, ndërkohë që partia e Adriatik Lapajt, me të cilin ai ka koalicion, prek shifra prej 6-7% të votave në Qarkun e Tiranës, Shabani ka qëndruar në 0.2%.

Kjo vjen për një sërë arsyesh. Së pari, Shabani e ka krijuar Partinë me Besjan Peshën dhe Panajot Sokon, dy ish-drejtorë të Ilir Metës në pushtet, ish-Mjaftistë, të njohur si marifetçinj.

E dyta, vetë Shabani ka qenë pjesë e Fondacionit Soros. Në një listë të publikuar së fundmi, rezultonte se drejtuesit e këtij fondacioni, apo dhe anëtarë bordesh, sikurse ka qenë dhe Shabani, paguheshin mijëra apo dhjetëra mijëra euro në muaj.

Pra të qenit pjesë e organizatave që parazitojnë dhe vegjetojnë me fonde të huaja dhe aleanca me skutha që njihen si marifetçinjë politikë, e ka bërë Shabanin që t’i dalë boja para publikut.

Ai ditën u qan hallin të varfërve, ndërsa në mbrëmje shpenzon mijëra euro për të promovuar synimet e tij karrieristë dhe egon personale për pushtet.