FLASH :

Ekskluzive/ Ja ku ndodhen kamerat spiune të Prodës në aksin Lushje-Rrogozhinë


Pas segmentit Vlore–Fier, instalimi i radarëve inteligjentë do të nisë edhe në një tjetër aks të rëndësishëm: Lushnje–Rrogozhinë.

Sipas burimeve të portalit tonë:

  • Radarët do të matin automatikisht shpejtësinë e automjeteve në pika strategjike përgjatë gjithë segmentit.
  • Sistemi do të fotografojë çdo drejtues dhe pasagjer për respektimin e detyrimeve si rripi i sigurimit.
  • Do të monitorohet edhe koha e përshkimit mes radarëve për të kapur shkeljet e shpejtësisë mesatarisht të lartë.

Ky segment është veçanërisht i ndjeshëm gjatë sezonit të verës dhe periudhave festive, kur qarkullimi arrin kulmin.

Portali ynë do të vijojë të sjellë për ju hartat dhe detajet e plota të instalimeve të reja në rrjetin rrugor kombëtar.