Të paktën 25 persona janë vrarë dhe 800 të tjerë janë plagosur në një shpërthim masiv që ndodhi në një nga portet kryesore në jug të Iranit. 6 persona mbeten të zhdukur sipas raportimit të mediave shtetërore.
Shpërthimi, i ndodhur të shtunën në mëngjes, ka shkatërruar dritaret dhe çatitë e ndërtesave përreth, deri në 50 km larg nga vendi i ngjarjes. Disa persona rezultojnë ende të humbur. Dëshmitarët kanë treguar se shpërthimi u pasua nga një zjarr masiv dhe pamje kaotike u publikuan në rrjet me njerëz që po mundoheshin te shpëtonin.
Sipas autoriteteve, zjarri kishte shpërthyer për shkak të një trajtimi të gabuar të një ngarkese me karburant për raketa ballistike. Raportet sugjerojnë se ngarkesat mund të ishin të lidhura me raketa të importuara nga Kina. Një hetim i mëtejshëm ka treguar se shpërthimi mund të ketë ardhur nga një depo me materiale kimike dhe të rrezikshme. autoritetet iraniane kanë pranuar se kishin lëshuar paralajmërime për sigurinë në magazinimin e kimikateve në këtë port, por ngjarja ka ndodhur për shkak të mospërfilljes së masave të sigurisë.











