Agron Shehaj ka vijuar takimet me qytetarët, këtë herë duke udhëtuar nga Pogradeci në Korçë, aty ku ka mbajtur një fjalim të fuqishëm me një mesazh të qartë kundër korrupsionit dhe për një të ardhme më të ndershme për Shqipërinë.
Në fjalën e tij, Shehaj theksoi se për herë të parë po ndodh një ndryshim i madh në vend, të korruptuarit po shkojnë përpara drejtësisë.
“Po ndodh një ndryshim i madh në Shqipëri, për herë të parë të korruptuarit po shkojnë përpara drejtësisë. I kanë marrë si kurrë më parë njerëz të pushtetshëm, kanë marrë krahun e djathtë të Edi Ramës dhe e kanë çuar në burg,” deklaroi ai me bindje.
Por, ndërsa drejtësia bën punën e saj, politika e vjetër vazhdon të veprojë në të kundërtën.
“Por tani imagjinoni, ndërkohë që drejtësia bën atë që ne kemi kërkuar në 34 vjet, sa herë kemi thënë: po këtu në këtë vend s’ka drejtësi, pse nuk i arrestojnë të korruptuarit? Ja i arrestuan të korruptuarit. Por Edi Rama çfarë ka bërë, i ka marrë dhe i ka futur në lista. Imagjinoni, prokuroria i kap, gjykatësit i kapin, i dënojnë, kurse Edi Rama i vë në lista dhe u kërkon qytetarëve ti votojnë. Nga një anë kemi drejtësinë që kap të korruptuarit, nga ana tjetër kemi qytetarët që me votën e tyre votojnë të korruptuarit” theksoi ai.
Shehaj bëri thirrje për ndërgjegjësim qytetar dhe reagim të vendosur më 11 Maj, duke i ftuar të gjithë të votojnë kundër korrupsionit.
“Nuk mund të presim që gjithçka ta bëj drejtësia. Duhet të reagojmë, në datën 11 Maj tu japim një përgjigje. Jemi kundër të korruptuarve, do votojmë kundër të korruptuarve, kundër korrupsionit, kundër listës se Edi Ramës me të korruptuar.”
Agron Shehaj vijon të ngjallë shpresë dhe optimizëm kudo ku shkon, duke dëshmuar se ndryshimi është i mundur kur qytetarët bashkohen për një të ardhme të ndershme dhe të drejtë.







