FLASH :

Nedim Bajrami dhe Lorina Dula i japin fund romancës së fshehtë

Vetëm pak javë më parë u përfol për një lidhje të re mes yllit të Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, dhe moderatores së njohur kosovare, Lorina Dula. Të dy u përpoqën ta mbanin larg vëmendjes këtë romancë, por duket se historia e tyre ka marrë fund para se të bëhej zyrtare.

Lorina, e cila jeton në Prishtinë dhe drejton një emision sportiv, u bë e njohur sidomos pas suksesit të “Euroshow” gjatë Kampionatit Europian në Gjermani. Prej nëntorit, ajo ndiqte nga afër ndeshjet e Kombëtares shqiptare, duke pozuar shpesh edhe me fanellën kuqezi — ndoshta një dhuratë nga vetë Bajrami.

Megjithatë, një vështrim i fundit në rrjetet sociale tregon një tjetër realitet: as Bajrami dhe as Lorina nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, duke fshirë çdo gjurmë të lidhjes së tyre. Shenjë që në botën e sotme shpesh paralajmëron një ndarje të heshtur.

Në fushë, Bajrami po përballet me sfida të tjera. Pas një fillimi të mirë me Rangers në kampionatin skocez dhe në Ligën e Europës, forma e tij ka pësuar rënie. Ai nuk ka qenë titullar në shtatë ndeshjet e fundit të kampionatit dhe u aktivizua vetëm në sfidën e kthimit ndaj Fenerbahçes në Europa League, ku Rangers u mposht.

Në çerekfinale, Rangers do të përballet me Athletic Bilbao dhe mbetet për t’u parë nëse mesfushori 26-vjeçar do të gjejë vend në formacion. Performanca e tij e dobët ndaj Anglisë dhe ulja në stol kundër Andorrës kanë rritur më tej presionin mbi të.

Tashmë, me një histori sentimentale pas shpine, Nedim Bajrami duket më i fokusuar se kurrë në karrierën e tij sportive.