FLASH :

Kupola e re e RTSH, blindohet aparati partiak me emërimin e drejtoreshës

Gazetarja Eni Vasili është zgjedhur sot si Drejtore e përgjithshme e Radio Televizionit Shqiptar.

Gjatë qeverisë Rama, ky institucion është shquar për promovimin e figurave milinanteske dhe pro-qeveritare.

Thoma Gëllçi dhe Alfred Peza, ishin dy ushtarë të devotshëm të Edi Ramës, që e kryen me përpikmëri misionin e tyre, si megafonë të regjimit autoritar të kryeministrit.

Censura dhe propaganda e qeverisë duket se është në duar të sigurta edhe me dy nga drejtuesit e rinj të RTSH.

Fillimisht u zgjodh Fatjon Hoxhalli, si kryetar i Këshillit Drejtues së RTSH.

Hoxhalli, ka qenë ish-këshilltar dhe njeri i besuar i ish-ministrit Niko Peleshi, gjatë gjithë rrugëtimit të tij politik që prej 2013.

Ndërkohë, sot është zgjedhur edhe drejtoresha e re e Radio Televizionit Shqiptar, gazetarja e njohur Eni Vasili.

Vasili është shquar si një moderatore e butë ndaj Edi Ramës, në studion e së cilës, ky i fundit ka gjetur gjithnjë një dritare komode, nga ku të përçonte mesazhet e tij të marketingut politik, apo ku mund të bënte rehat avokatinë për skandalet qeveritare që e kanë dërrmuar vitet e fundit.

Me gazetaren e përkulur Vasili si Drejtoreshë e Televizionit dhe spin-doktorin e Nikos në Këshillin Drejtues të Televizionit, Edi Rama e ka “blinduar” RTSH, si një institucion partiak dhe militantesk, ku kontrolli i Partisë mbi informacionin është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër.

Edhe pse taksapaguesit shqiptarë vazhdojnë të kontribuojnë me shuma të mëdha çdo vit për RTSH, programet, cilësia dhe investimet në infrastrukturë të televizionit publik, lënë për të dëshiruar dhe janë në nivele amatoreske.

Për sa kohë ky institucion mbetet nën darat e kontrollit politik, vihet vërtet në pikëpyetje nëse ia vlen që vërtet RTSH të ekzistojë apo jo?!