FLASH :

Kanye West dhe Bianca Censori “rikthehen në rrugën e duhur” pas terapisë luksoze në Majorka

Pas javësh heshtjeje dhe spekulimesh për një ndarje të mundshme, Kanye West dhe bashkëshortja e tij Bianca Censori duket se janë pajtuar dhe po përpiqen të rindërtojnë marrëdhënien e tyre. Çifti ka kaluar një muaj në një qendër ekskluzive mirëqenieje në Majorka të Spanjës, në një përpjekje për të shpëtuar martesën pas një periudhe të gjatë tensionesh dhe sjelljesh të diskutueshme publike.

Sipas një burimi të afërt me Censorin, çifti mori pjesë në sesione terapie në “The Balance Clinic”, një resort luksoz që ofron shërbime rehabilitimi, terapi martesore dhe trajtime holistike me çmime marramendëse — 149,400 euro në javë. Pavarësisht fillimit të vështirë, ku West besohet se kishte menduar se po tentohej ta “dërgonin me zor” për trajtim dhe u përpoq të largohej nga ishulli, ai më pas qëndroi dhe nisi të angazhohej në mënyrë më të relaksuar në programin e klinikës.

Gjatë qëndrimit në Majorka, West publikoi këngën “Bianca”, e cila aludon për përplasjet mes çiftit dhe pasigurinë rreth udhëtimit të tyre. Në tekst, ai thotë: “She hop in the car and she ran, my b*** just don’t understand… Bianca, I just want you to come back…”*

Sipas të njëjtit burim, kënga flet pikërisht për ditët e para në The Balance, kur ai ishte ende dyshues dhe kishte keqkuptime për qëllimin e vizitës. Megjithatë, më pas ai e gjeti përvojën “çliruese dhe frymëzuese”, duke u rilidhur shpirtërisht me bashkëshorten e tij.

Censori, nga ana tjetër, u përfshi plotësisht në trajtimin e ofruar dhe, sipas burimit, ka dalë nga kjo përvojë më optimiste për të ardhmen e marrëdhënies. “Pushimi larg SHBA-së ka qenë një injeksion dashurie për të dy,” – u shpreh burimi.

Pas largimit nga klinika, çifti është zhvendosur në Neuendorf House, një shtëpi pushimi luksoze në mes të ullinjve dhe bajameve në ishull, ku West po vazhdon punën për albumin e tij të ri “WW3”. Në të pritet të përfshihet edhe kënga “Bianca”, e cila tashmë ka ngjallur diskutime të gjera në rrjet.

Pavarësisht lajmeve kontradiktore dhe dyshimeve të vazhdueshme mbi shëndetin mendor të West dhe ndikimin e tij mbi Censorin, duket se për momentin çifti është në një fazë më të qëndrueshme. Megjithatë, daljet publike provokuese të Censorit – përfshirë shfaqjen e saj së fundmi në rrugët e Majorkës me një bodysuit të tejdukshëm – tregojnë se transformimi nuk ka qenë i plotë.

Nëse kjo është një fazë e re për çiftin më të përfolur të Hollywood-it apo thjesht një pushim i përkohshëm nga kaosi, mbetet për t’u parë.