FLASH :

Kur fushata kthehet në parodi/ Nga “çyryku” i Qorit, te gjyshi i Edonës, ja perlat

Fushata për zgjedhjet parlamentare 2025 është kthyer në komike si kurrë më parë.

Të parët e hapën lojën Edi Rama dhe Lulzim Basha, të cilët nisën në distancë një debat jo mbi parime apo programe, por sikur të ishin duke u sharë Tik Tokerat Klevio Serbiano, me Kozakun dhe Stresin.

Kur politika uzurpon edhe hapësirën më banale të rrjeteve sociale, atë të zënë kryesisht nga llumi i shoqërisë, nuk ke si të presësh rezultat tjetër.

Komedia vijon me tej.

Një kandidat për deputet i Alrind Qorit, në Durrës, Artan Kaçani, në daljet e tij në rrjetet sociale, duket se e ka mjaft të vështirë t’i kontrollojë emocionet. Ai ulëret i vetëm përpara telefonit, sikurse të ishte në një miting përpara 100 mijë njerëzve.

Në një tjetër video të tijën, ai në tentativë për të kritikuar qeverinë, përmend më shumë herë numrin 5 të Partisë Socialiste në zgjedhje, se sa nr. 2 të partisë së tij.

Kulmin e arriti Edona Bilali. Ish-ministrja, nxorri një spot elektoral, ku një gjysh i moshuar, medemek në shtratin e vdekjes në spital, ngrihet nga krevati vetëm që të votojë Edonën deputete.

Edhe nga fronti i Koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet nuk kanë munguar qyfyret.

Kandidatët e kësaj force shfaqern me thirrje si të një junte ushtarake, se do të godasin, dënojnë dhe burgosin këdo që u del përpara.