Kanye West ka tronditur me rrëfimin e tij të radhës, ku pretendon se ka pasur marrëdhënie seksuale me kushëririn e tij gjatë fëmijërisë. Në fakt këtë eksperiencë ai e ka kthyer në një këngë të titulluar “Cousin” (kushëriri).
Duke prezantuar këngën e tij të re të hënën, më 21 prill, reperi ka rrëfyer se ka gjetur revistat pornografike të babait të tij në shtëpi, mes sendeve personale të nënës së ndjerë, teksa ishte ende fëmijë.
“Kjo këngë quhet “Cousins” për kushëririn tim, i cili është mbyllur në burg përjetë për vrasjen e një gruaje shtatzënë disa vite pasi i thashë se nuk do të ‘shikonim revistat e pista së bashku’”, u tha ai ndjekësve të tij. “Ndjeva se ishte faji im që i tregova atij ato revista të pista kur ai ishte 6 vjeç dhe më pas bëmë atë që pamë.”
Sipas West, ai gjeti revistat në dollapin e nënës së tij të ndjerë, Donda West, për të cilën ai kohët e fundit pretendoi se ishte lezbike. “Emri im është Ye dhe kam kryer se*s oral me kushërinjtë e mi deri në moshën 14 vjeç”, përfundoi ai mesazhin e tij.
West këndon në këngë, “Duke lexuar revista të pista me kushëririn tim. Ne pamë disa duke u puthur, dhe nuk e dimë se çfarë do të thonte. Më pas fillluam të rikrijonim gjithçka që kishim pare. Pikërisht atëherë kryeva se*s oral me kushëririn tim.”
“Njerëzit më thonë, merre këtë gjë me vete në varr: ‘E vërteta do të të lirojë një ditë.’ Nuk mendoj se ata e kuptojnë se nuk jam i tërhequr nga një mashkull.”
Si Kanye ashtu edhe ish-bashkëshortja e tij, Kim Kardashian, kanë folur në të kaluarën për kushëririn e reperit.
Ndërsa miratoi Presidentin Trump përpara mandatit të tij të parë, Kanye i tha Jimmy Kimmel në gusht 2018: “Kushëriri im është i mbyllur për vrasje dhe unë e dua atë. Ai bëri një gjë të keqe, por unë ende kam dashuri për të”






