Një javë pas ngjarjes që trazoi rrjetet sociale dhe mori vëmendjen e opinionit publik, Jozi më në fund ka vendosur të flasë. Në një reagim të drejtpërdrejtë, artistja ka pranuar se është ndjerë e provokuar dhe ka vendosur të thyejë heshtjen për të sqaruar situatën që e vendosi në qendër të kritikave dhe përkrahjeve të zjarrta.
“Po, reagova. Por jam provokuar më parë dhe e ndjeva të nevojshme të mbroja veten. Ju siguroj që e vërteta nuk është siç u servir,” është shprehur ajo, duke lënë të kuptohet se pas asaj që ndodhi, ka një prapaskenë që ende nuk është bërë publike.
Deklarata e saj është pritur me mijëra reagime online, ndërsa fansat dhe ndjekësit janë ndarë mes atyre që e mbështesin dhe atyre që kërkojnë më shumë shpjegime. Ajo pritet të flasë më gjerësisht në një intervistë të paralajmëruar për ditët në vijim.
“Kjo nuk ka qenë thjesht një shpërthim, por një përgjigje ndaj një padrejtësie,” thekson Jozi, ndërsa mediat po përpiqen të zbulojnë më shumë mbi atë që ndodhi vërtet pas kamerave.