FLASH :

“Arena Kombëtare kthehet në ‘fushë beteje’: Tifozët e Tiranës rrethojnë ekipin, bllokim në dhomat e zhveshjes – ndërhyn policia!”

Humbja e radhës për Tiranën ka sjellë jo vetëm tronditje në renditjen e kampionatit, por edhe një valë zemërimi nga tifozët bardheblu. Në ndeshjen e luajtur sot në ‘Arenën Kombëtare’, Tirana u mund minimalisht 0-1 nga Teuta, një rezultat që e çon skuadrën në prag të zonës së rënies nga kategoria.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, grupimi i tifozëve “Tirona Fanatics” ka shfaqur revoltën e tij, duke kërkuar llogari nga lojtarët për paraqitjen e dobët. Ata kanë tentuar të futen në dhomat e zhveshjes për të kërkuar një përballje direkte me skuadrën, duke krijuar tensione në ambientet e brendshme të stadiumit.

Në vendngjarje ka ndërhyrë policia për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Sipas burimeve, infrastruktura e sigurisë së stadiumit dhe prania e forcave të rendit kanë bërë të mundur që tifozët të mos depërtojnë brenda dhe të mbahen në kontroll jashtë impiantit.

Tirana tashmë përballet jo vetëm me krizën e rezultateve, por edhe me një presion të madh nga mbështetësit e saj, që kërkojnë reagim të menjëhershëm për të shmangur një sezon katastrofik.