Një studim i ri nga WellnessPulse zbulon se një person mesatar konsumon sasi të mëdha mikroplastikash gjatë jetës – deri në 12 kg deri në moshën 80 vjeç. Këto grimca plastike, që hyjnë në trup përmes ushqimit, ujit dhe ajrit, janë gjetur në 17 organe, përfshirë trurin, zemrën, gjakun dhe placentën. Një fëmijë 10-vjeçar ka në trup mikroplastikë sa një shishe uji, ndërsa në moshën 40 vjeç kjo sasi rritet sa një kosh riciklimi.
Përqendrimi më i lartë është në gjak dhe lidhet me rritje të rrezikut për infarkt, goditje në tru dhe demencë. Studime të tjera kanë zbuluar ndikim negativ në fertilitetin mashkullor dhe zhvillimin e fetusit. Edhe pse lidhjet shkak-pasojë janë ende në studim, ekspertët paralajmërojnë se mikroplastikat janë kthyer në një kërcënim të heshtur shëndetësor që kërkon urgjentisht vëmendje.
