FLASH :

Tragjedi në ‘Shkallën e Tujanit’ / Përplasja mes dy makinave i merr jetën 29-vjeçarit

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme te ‘Shkalla e Tujanit’ në Tiranë, ku dy automjete janë përplasur me forcë. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 29-vjeçari M. Sh., drejtues i njërit prej mjeteve. Ndërkohë, pasagjeri që ndodhej me të është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë
Rreth orës 16:55, në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”, automjeti me drejtues shtetasin O. N., rreth 35 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh., rreth 29 vjeç. Si pasojë, ka humbur jetën 29-vjeçari, si dhe është dëmtuar pasagjeri në të njëjtin automjet, shtetasi H. L., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.