Skema që dështoi
Pas ndërhyrjes së pazakontë të Autoritetit të Konkurrencës ndaj bankave private për sigurimet e jetës, Lajme Troç sjell prapaskenën e vërtetë: kompania SiCRED, në të njëjtin pronësim me bankën Credins, ka nxitur një hetim që tani po i kthehet vetë në kosto.
Interesi i dyfishtë: sigurim + kredi
Burime të sigurta tregojnë se qëllimi ka qenë eliminimi i konkurrencës, për të përqendruar tregun e sigurimeve dhe kredive te ky grup financiar. Por tentativa për të përdorur Autoritetin si mjet presioni ka ekspozuar konfliktin e interesit dhe lidhjen direkte mes SiCRED dhe Credins.
Çfarë zbuluam dje
Theksuam se vendimi për hetim është abuziv dhe i pabazuar, sepse i siguruari është banka, jo qytetari. Është banka që vendos me cilin sigurues punon, pasi është ajo që mbulon dhe përfiton nga rreziku. Ndaj, pretendimi se klienti duhet të zgjedhë siguruesin është një keqinterpretim i qëllimshëm.
Kur mbrojtja e konkurrencës kthehet në rrezik për tregun
Në vend që të mbrojë tregun, Autoriteti po ndihmon deformimin e tij. Në një kohë kur Shqipëria po afrohet me sistemet evropiane të financës, një veprim i tillë minon besimin dhe krijon pasiguri. Dorëheqja e Denar Bibës është hapi minimal për të shpëtuar kredibilitetin e institucionit.







