Gruaja e një rokisti të njohur të viteve ’90 u qëllua nga policia në Los Anxhelos pasi dyshohet se drejtoi armën ndaj një të dyshuari për aksident me largim nga vendngjarja, i cili kishte hyrë në lagjen e saj, si dhe ndaj vetë policëve.
Gruaja e basistit të grupit Weezer, Jillian Lauren, 51 vjeçe, u akuzua të martën pasdite për tentativë vrasjeje, pasi drejtoi armën ndaj një burri jashtë shtëpisë së saj në LA.
Burri në fjalë ishte përfshirë më parë në një aksident mes tre makinash në autostradën 134 rreth orës 15:00 dhe u largua nga vendi i ngjarjes së bashku me dy burra të tjerë. Ndërsa fshihej nga policia që kishte ngritur një perimetër në zonë, ai u zhvesh dhe mbeti vetëm me të brendshme, pastaj u hodh në pishinën e një banori dhe nisi të ujiste bimët, në një përpjekje të çuditshme për t’u përzier me ambientin.

Shkrimtarja Lauren doli nga shtëpia e saj me një armë të drejtuar ndaj të dyshuarit që kishte hyrë në pronën e saj, megjithatë nuk është e qartë nëse ajo qëlloi me armë.
Policia tha se i dhanë disa urdhra për të hedhur armën që po e mbante drejt tyre, por njëri prej oficerëve qëlloi drejt saj, duke e plagosur në shpatull.
Lauren vrapoi përsëri brenda shtëpisë, por doli sërish pak më vonë me dado-n e saj në krah. Të dyja u panë me duar lart, ndërsa oficerët u kërkuan të zbresin në hyrje të shtëpisë, ku më pas u arrestuan pa incident.
Sipas CBS News, Lauren u tha oficerëve se po përpiqej vetëm të mbronte shtëpinë e saj nga një i dyshuar që po vraponte nëpër lagje. Edhe burri u ndalua nga policia. Lauren u shoqërua në një spital të afërt nga ndihma e shpejtë e zjarrfikësve të Los Anxhelosit, ndërsa policia e regjistroi për mungesë në vend (absentee booking) për tentativë vrasjeje, raportoi Los Angeles Times.
Mjekët konfirmuan se ajo kishte marrë një plagë me armë zjarri që nuk i rrezikonte jetën.
Nuk është e qartë nëse Scott Shriner kishte ndonjë lidhje me ngjarjen, në prag të paraqitjes së tij në festivalin Coachella.
Ndërkohë, shoferi i makinës së përfshirë në aksident u ndalua nga policia rrugore e Kalifornisë, u gjobit dhe më pas u lirua.
Policia tha gjithashtu se nga shtëpia e Lauren-it sekuestruan një armë zjarri 9 mm.
Një grua tjetër, e cila u përfshi në përplasjen e trefishtë nga e cila burri dhe dy të dyshuar të tjerë u larguan, u plagos mesatarisht dhe u transportua në spital, sipas policisë.
Oficerët konfirmuan se Lauren nuk kishte lidhje me aksidentin fillestar. Ajo dhe dadoja e saj janë liruar nga policia, ndërsa Divizioni i Hetimeve për Përdorimin e Forcës në LAPD po heton incidentin ku u përfshi policia.
Dy të dyshuarit e tjerë nga aksidenti mbeten ende në kërkim.







