FLASH :

2 bukuroshe trafikante që trafikonin 160 mijë paund në Angli, i kthehen OnlyFans për të fituar para pasi i shpëtuan burgut

Dy bukuroshe britanike që u përpoqën të fusin në mënyrë të paligjshme 35 kg kanabis në Mbretërinë e Bashkuar, me një vlerë të tregut që arrin në 160 mijë paund, po përpiqen sot të rindërtojnë jetën e tyre përmes platformës OnlyFans. Pasi shmangën dënimin me burg, Sophie Bannister, 30 vjeçe, dhe Levi-April Whalley, 31 vjeçe, u kthyen në rrjete sociale për të gjeneruar të ardhura duke postuar foto provokuese.

Të dyja u arrestuan në dhjetor 2023, në Aeroportin Ndërkombëtar të Birmingham-it, pas një udhëtimi tre-ditor në New York, ku pretendonin se kishin shkuar për blerje. Por valixhet që sollën me vete nga SHBA përmbanin pako të mbyllura me nxehtësi, plot me kanabis, të cilat u zbuluan nga doganierët britanikë. Në gjyqin që u zhvillua javën e kaluar në Preston Crown Court, ato shpëtuan burgun duke marrë dënime të pezulluara.

“Na mashtruan për pushime falas”

Në intervista për MailOnline, dyshja tregoi se ishin kontaktuar përmes Instagramit nga një grua që pretendonte se punonte me bizhuteri dhe orë luksoze. Ajo u ofroi një shëtitje falas në New York dhe nga kthimi, një shumë prej 2,000 paundësh nëse do sillnin disa valixhe mbrapsht. Ato pretendojnë se nuk kishin dijeni për përmbajtjen e tyre reale dhe se ndiheshin të “thelluara shumë për t’u tërhequr”.

Whalley, një ish-infermiere që tashmë përballet me pezullim profesional, dhe Bannister, e shkolluar në një shkollë elitare me pagesë në Mbretërinë e Bashkuar, u shprehën se ishin “groomed” nga kriminelë ndërkombëtarë përmes rrjeteve sociale.

Nga paniku në paparashikueshmëri

“Kur doganieri na pyeti nëse i kishim paketuar vetë valixhet, Levi tha ‘po’ në fillim, por kur na kërkoi t’i hapnim, u tërhoqëm,” kujton Bannister. “Kur i hapën dhe panë çfarë kishte brenda… mbetëm pa fjalë. E kuptuam menjëherë që jeta jonë kishte marrë një kthesë pa kthim.”

Në çastin e arrestimit, ato shpërthyen në lot. Bannister përfundoi në spital nga një krizë paniku dhe të dyja u mbajtën në paraburgim për më shumë se 24 orë.

Jeta pas skandalit: nga turpi familjar te OnlyFans

Pas arrestimit, të dyja humbën punën dhe mbështetjen e familjes. Whalley është tani nënë e një fëmije dhe drejton një biznes të vogël bukurie, ndërsa Bannister jeton me miq në Manchester. Megjithatë, për të përballuar jetesën dhe për të rifituar njëfarë stabiliteti financiar, ato kanë ringjallur aktivitetin në OnlyFans.

“Fillimisht ishte për argëtim,” tha Bannister për MailOnline. “Por tani është një nga mënyrat e pakta për të mbijetuar.”

Ato kanë postuar imazhe provokuese, përfshirë një ku shfaqen me kapele kaubojsi dhe të zhveshura nga beli poshtë – një përpjekje për të përfituar nga fama e befasishme që skandali u solli.

Dënimi dhe pendesa

Gjyqtari Richard Archer i dënoi me masa alternative: 16 muaj për Whalley dhe 20 për Bannister, të dyja të pezulluara për 18 muaj. Gjithashtu, u urdhëruan të kryejnë punë të papaguara dhe të ndjekin aktivitete rehabilitimi.

“Na turpërohet për çfarë kemi bërë. Do donim të kishim marrë vendime më të mira,” tha Bannister. Whalley shtoi: “Nuk dua që njerëzit të mendojnë se lindja e fëmijës ishte për të shmangur burgun. Kam bërë një gabim, por jam ende nënë dhe po përpiqem të rikuperoj jetën.”

Dënimi moral nuk përfundon në sallën e gjyqit

Pavarësisht se shpëtuan burgun, të dyja thonë se janë përballur me një valë sulmesh në rrjet. “Na trajtojnë si vrasëse,” tha Whalley, ndërsa flet për vdekjen e nënës së saj që ndodhi javën e kaluar. “Kam një fëmijë për të rritur. Nuk mund të jetoj gjithë jetën si një e stigmatizuar.”

Historia e tyre ngre pyetje të shumta për rolin e rrjeteve sociale në rekrutimin e grave të reja për trafik droge, por edhe për trajtimin që u bëhet atyre që, ndonëse fajtore, pretendojnë se ishin viktima të manipulimit.