FLASH :

Gjyqi i çuditshëm, Kontabilistja që ngriti padi për Apartamentin “Versace” që skishte banjo humbi 700 mijë Paund

Një kontabiliste e pasur ka humbur një betejë gjyqësore prej 700 mijë paundësh pasi paditi ndërtuesit e një apartamenti luksoz në kullën e njohur si “Versace Tower” në Londër, sepse banjoja nuk kishte vaskë dhe një dollap shërbimesh prishte hapësirën “open plan”.

Mi Suk Park, 54 vjeç, pretendoi se ishte mashtruar kur bleu një apartament dy dhoma gjumi në vlerë prej 1.5 milionë paundësh në kompleksin Aykon London One, i ndërtuar në bashkëpunim me shtëpinë e modës Versace. Ajo kishte paguar një kapar prej 381 mijë paundësh për blerjen “off-plan”, duke u bazuar vetëm në broshurën dhe planin e katit që i ishte prezantuar.

Por kur apartamenti u përfundua – me dy vite vonesë nga afati – Park refuzoi të hynte brenda dhe nisi një padi kundër kompanisë zhvilluese duke kërkuar 700 mijë paund dëmshpërblim, përfshirë kaparin dhe pesë vite qira që thoshte se kishte humbur për shkak të ndryshimeve.

Ndër ankesat kryesore të saj ishin:

  • Një dollap utility 1 metër katror, që sipas saj “pushtonte” hapësirën e ndenjes.
  • Mungesa e një vaske në një nga dy banjot, pavarësisht se në planin fillestar ishin parashikuar të dyja me vaskë.

Por gjykatësi Alan Johns rrëzoi pretendimet, duke deklaruar se ndryshimet nuk ishin “materiale” dhe nuk kishin ndikuar në vlerën e apartamentit. Ai theksoi se shumë blerës modernë preferojnë dushe “walk-in” dhe se dollapi utility nuk përbën një cenim serioz të hapësirës.

“Dollapi i shërbimeve gjithmonë ka qenë pjesë e planit. Thjesht është zhvendosur. Kjo nuk ulte vlerën e apartamentit,” tha gjyqtari.

Ai gjithashtu theksoi se shumë blerës në këtë kompleks ishin investitorë të huaj, që nuk do ta shihnin fizikisht asnjëherë apartamentin.

Gjykata i dha të drejtë kompanisë Nine Elms Property Ltd, me bazë në Jersey dhe e lidhur me një kompani mëmë në Dubai, duke konfirmuar se kontrata ishte shkërmoqur ligjërisht dhe se pagesat e zonjës Park do të përvetësohen nga kompania.