FLASH :

Hidhet shorti për Europianin U-17 që do zhvillohet në Shqipëri, Kuqezinjtë kundër skuadrave që kanë fituar 12 herë titullin

Është hedhur shorti i Evropianit të 17-vjeçarëve (U-17), që për herë të parë do të mbahet në Shqipëri, nga data 19 maj deri më 1 qershor. Bashkë me Shqipërinë, marrin pjesë Gjermania, Franca, Portugalia, Çekia, Belgjika, Anglia dhe Italia. Gjithçka u nda në dy grupe.

Shqipëria në Grupin A, si vend organizator, peshkoi Francën, Gjermaninë dhe Portugalinë. Kundërshtarë që kanë fituar 13 tituj kampion.

Grupi B përbëhet nga Italia, Belgjika, Anglia dhe Çekia.

Ndeshja e parë në këtë Europian, do të luhet në “Arena Kombëtare” mes Shqipërisë dhe Portugalisë. “Arena Kombëtare” do të presë këtë duel historik për kuqezinjtë, më 19 maj në orën 18:00.

Ndeshjet do të luhen nga data 19 maj, deri më 1 qershor.