FLASH :

Tragji-komedia | Kandidati kundër ndërtuesve, ka xhaxha ish Presidentin e Shoqatës së Ndërtuesve

Nga Arsen Rusta

Shënimin e tij si kundëpërgjigje për faktet e medias z.Redi Muçi, Inxhinjeri, Pedagogu, e mbylli këta jemi ne, kjo është politika dhe gazetaria shqiptare. Ecim!

Po Po, tani ecim por ka edhe fakte.

z.Muçi, Kta jeni Ju. Gazetarët thjesht lexojnë dokumentat që janë aty ose i rrëmojnë ose i gjejnë.

Teksa rrëmon jo shumë larg në vitin 1993 kur u krijua Kompania SCAI por në 2021, pra as 4 vite më parë Xhaxhai i kandidatit Redi Muçi. z.Maksim Muçi është i paguar si President i Shoqatës së Ndërtuesve, pra Presidenti i Oligarkëve.

Atyre që nipi i tij i cilëson se në këto tre dekada kanë krijuar rrumpallën.

WebLajm.com sjell dokumentat e pagës dhe funksionit të z.Maksim Muçi. Ky zotëri përmendet edhe në sqarimin e z.Redi Muçi. Sipas Redit, Xhaxhai i tij ja ka shitur aksionet Biznesmenit Ndërtuesit apo Oligarkut z.Artan Dulaku.

FAKSIMILE REGJISTRI

z.Muçi bën një reagim të gjatë por nuk tregon se sa janë shitur aksionet nga xhaxhai i tij tek z.Dulaku.

z.Muçi thotë se kurrë babai i tij ska fituar asgjë. As asokohe as sot.

Por xhaxhai rezulton se paska marrë postin më të lartë në shoqatën e cila njihet nga të gjithë si e përbër nga Oligark, Ndërtues apo kompani ndërtimi.

Teksa materialet për Fredi Muçin babain e kandidatit kundër Oligarkëve (jo të gjithëve ama) janë aty e po ashtu për xhaxhain President, pyetjet janë:

z.Redi Muçi: A i ka dhuruar xhaxhai yt aksionet e tij Babait tuaj dhe ortakut tjetër?

z.Redi Muçi a i ka shitur xhaxhai juaj pas dhurimit z.Artan Dulaku aksionet dhe me cilën vlerë?

Dokumenti i Pagave i vitit 2021, aty janë të dhënat se z.Maksim Muçi ka qenë i Punësuar si President Organizate me pagë 15.000 lekë.