FLASH :

Agron Shehaj dhe “Partia Mundësia”, të vetmet që kanë bërë transparencë 100% të fondeve të fushatës

Sipërmarrësi dhe politikani Agron Shehaj u shfaq i drejtpërdrejtë dhe i hapur në intervistën e tij të fundit në “Opinion”, ku trajtoi temën e reformës që ai propozon, akuzat mbi vizitën e tij në Mar-a-Lago dhe qasjen e tij në raport me Partinë Socialiste apo Partinë Demokratike. Një nga momentet që ra në sy gjatë intervistës ishte pyetja e drejtuesit të emisionit, Blendi Fevziu, mbi pasurinë e tij personale.

Shehaj nuk hezitoi për të dhënë një përgjigje të qartë dhe transparente, duke deklaruar hapur pasurinë e tij dhe burimin e ligjshëm të të ardhurave. Ai theksoi se gjithçka e ka fituar me punë të ndershme dhe të palodhur, duke sjellë në vëmendje se në politikë ka figura shumë më të pasura që nuk e deklarojnë asnjëherë pasurinë e tyre.

Një nga aspektet që e diferencon Shehajn nga politikanët e tjerë është transparenca e tij mbi financimin e “Partisë Mundësia”. Ai deklaroi qartë burimin dhe të ardhurat e fushatës së tij, duke theksuar se asnjë forcë politike tjetër nuk ka treguar me saktësi se nga financohet. Ky qëndrim e pozicionon atë si një nga figurat më transparente në politikën shqiptare, ndryshe nga ata që shmangin deklarimin e pasurisë dhe burimit të financimeve.

Qasja e tij e drejtpërdrejtë dhe transparenca mbi financat e tij shërben si një mesazh i fortë në politikën shqiptare, ku shpeshherë pyetja mbi pasurinë private apo financimin e partive të tjera, qoftë partitë e vjetra apo partitë e reja, kjo pyetje shmanget ose nuk merr kurrë një përgjigje të qartë. Ky qëndrim ka krijuar një dallim të qartë mes tij dhe atyre që preferojnë të shmangen kur bëhet fjalë për burimet e të finanardhurave.

Agron Shehaj vijon të jetë një figurë që ndjek parimin e transparencës dhe ndershmërish në jetën e tij politike dhe profesionale, duke sfiduar modelin e zakonshëm të politikës së në vend.