FLASH :

Kandidati kryesor i Arlind Qorit, ‘oligark’ në Ksamil! Redi Muçi, aksione në resortin luksoz

“Çfarë na thanë komunistët për kapitalizmin kishin patur të drejtë, por çfarë na thonin për vetën e tyre na kishin gënjyer”.

Kjo thënie lapidare ka dalë nga popujt e ish-Bashkimit Sovjetik pas shpërbërjes së këtij të fundit, kur njerëzit u ballafaquan jo vetëm me etapën e vështirë të ekonomisë së tregut, por edhe u shokuan kur panë luksin ku kishin jetuar ish-udhëheqësit komunistë.

Dhe padyshim, kësaj postulate s’mund t’i shpëtonin as neokomunistët e Arlind Qorit dhe figurat kyçe të Lëvizjes Bashkë. Por teksa jemi mësuar me akuzat ndaj kryetarit në fjalë, një tjetër detaj ka dalë në pah pas një kërkimi të thjeshtë.

Bëhet fjalë për Redi Muçin, të maskuar si proletar dhe që kryeson listën e kandidatëve të Tiranës për Lëvizjen Bashkë.

Muçi që në fakt shfaqet duke predikuar nën gjurmët e Slavoj Zhizhek, në fakt nuk figuron aspak pjesë e klasës punëtore. Përkundrazi, familjarisht ai është aksioner në një nga resortet më luksoze në vend, raporton Tirana Web.

Konkretisht, bëhet fjalë për xhaxhanë dhe më pas babanë e Redi Muçit, të cilët janë aksionerë në resortin “Arameras” në Ksamil me një përqindje të konsiderueshme pronësie kur bëhet fjalë për çmimin e resortit në fjalë.

Fredi Muçi, babai i redit Redit, nga të dhënat e QKB figuron ndërtues e përfitues në kompleksin marramendës të jugut. Dhe në fakt Muçi dhe Qori mund t’i kenë sulmuar oligarkët, por kanë thënë të vërtetën përgjysmë sikundër pritej edhe prej postulatit të cituar në hyrje të shkrimit. Në listën e vakët të oligarkëve që përmendin, mungon Artan Dulaku, pikërisht ortaku i babait të Redit në kompleksin e Ksamilit.

A e ka zënë vendin e parë në listë Muçi për shkak të financimit të të atit ndaj Lëvizjes Bashkë? A financohen direkt nga Dulaku për të goditur konkurrencën e tij në trergun e lirë, apo Redi është thjesht kandidati që ka pranuar të hedhë më shumë para në fushatë? Kjo mbetet për t’u sqaruar.

E vërteta është që neokomunisti kryesor i listës, ka bashkëpronësi me të paktën një oligark./ Tirana Web

Foto nga Arameras resort:

Dokumentet që vertetojnë se babai i Redi Muçit është aksioner i “Arameras” Resort, në bashkëpunim me Artan Dulakun: