Jorida Tabaku, një deputete e cila është vlerësuar që në fillim për guximin dhe vendosmërinë që ka ndaj punës dhe përgjegjësive që mban, edhe një herë na ka treguar denjësisht potencialin e saj si deputete e shkëlqyer.
Në një nga postimet e saj në Facebook, duket se komentet janë të mbushura me sulme të militantëve të Partisë Socialiste, të cilët përpiqen të ulin figurën e saj.
Znj. Tabaku nuk ka nguruar që me thjeshtësinë e saj të japë një përgjigje, për t’u treguar se ajo nuk është aspak si figurat e politikës që janë mësuar të shohin dhe mbështesin çdo ditë.
Në fillim të videos ajo citon:
“Nuk kisha për t’i hyrë detit në këmbë për inceneratorët, as kur nuk fliste askush. Edhe nuk kisha për të bërë një betejë për të cilën durova llumin, baltën dhe makinerinë e propagandës së qeverisë.”
Tabaku ka theksuar se ajo nuk ka frikë të marrë përsipër asgjë që nuk është në të mirë të çdo shqiptari dhe se ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë zëri i çdo qytetari shqiptar.
Më poshtë mund të shihni videon në link: