Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dërguar për verifikim në Prokurorinë e Përgjithshme 16 kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 11 Majit. Ky proces kryhet në kuadër të ligjit të dekriminalizimit. Bëhet fjalë për 4 kandidatë të koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet – Adriatik Lapaj, 4 të Partisë Social Demokrate, dy të Partisë Mundësia të Agron Shehajt, dy të partisë “Aleanca Demokracia e Re”, dhe nga një të Koalicionit Euroatlantik, të Lëvizjes Bashkë si dhe të koalicionit “Djathtas për Zhvillim”.
Por ndërsa kandidatët e forcave të reja politike kalojnë në sitën e verifikimit, po deputetët e partive të vjetra?
Në dekada, Parlamenti shqiptar ka pasur përfaqësues të akuzuar për çështje të rënda, përfshirë vjedhje e krime, por që nuk janë përballur me të njëjtën rreptësi të verifikimit para ligjit. Pra, meqë ligji i dekriminalizimit synon të pastrojë politikën nga elementët që mund të dëmtojnë qeverisjen, fakti që verifikimi përqendrohet kryesisht tek partitë e reja ngre pikëpyetje mbi këtë gjë.
A është ky një proces i drejtë apo shikohet si mundësi për të penguar hyrjen e forcave të reja në politikë?
Lista e kandidatëve të dërguar për verifikim
1. Gramos Fejzi Ismailaj, kandidat për deputet në qarkun Vlorë nga Partia “Aleanca Demokracia e Re
2. Ndriçim Asqeri Kamberaj, kandidat për deputet në qarkun Vlorë nga Partia “Aleanca Kombëtare Shqipëtare”
3. Arjel Selami Rragami, kandidat për deputet në qarkun Shkodër nga Koalicioni “Djathtas Për Zhvillim”
4. Desard Xhevdet Muzhaqi, kandidat për deputet në qarkun Elbasan nga “Koalicioni Euroatlantik”
5. Dritan Vesel Tafhasaj, kandidat për deputet në qarkun Kukës nga Partia Lëvizja Bashkë
6. Adela Ferhat Qemali, kandidat për deputet në qarkun Tiranë nga Partia “Mundësia”
7. Altin Avni Muceku, kandidat për deputet në Tiranë nga Partia “Mundësia”
8. Entela Skënder Sula, kandidat për deputet në Tiranë nga “Nisma Shqipëria Bëhet-Adriatik Lapaj”
9. Erjon Ismail Selmani, kandidat për deputet në Lezhë nga Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet – Adriatik Lapaj”, Qarku Lezhë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.
10. Euglen Mario Gjini, kandidat për deputet në Fer nga Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet – Adriatik Lapaj
11. Gazmir Dod Memaj, kandidat për deputet në Shkodër nga Koalicioni “Nisma- Shqipëria Bëhet – Adriatik Lapaj”
12. Florjan Afrim Tomçini, kandidat për deputet në Dibër nga subjekti zgjedhor “Partia Socialdemokrate”
13. Klaudio Klement Zotaj, kandidat për deputet në Vlorë nga subjekti zgjedhor “Partia Socialdemokrate”
14. Kreshnik Gjon Gjonaj, kandidat për deputet në Lezhë nga “Partia Socialdemokrate”
15. Lisman Sami Pëllumbj, kandidat për deputet në Shkodër nga Partia “Socialdemokrate”
16. Geront Mexhit Stefo, kandidat për deputet në Korçë nga Partia “Aleanca Demokracia e Re”