Deputetja e partisë demokratike, Jorida Tabaku ka ndezur motorët e fushatës elektorale. Më herët Tabaku ka qenë në një takim me shtabin e Degës nr.2 në Tiranë, ndërkohë që më vonë ajo ka ndarë një video në rrjetin e saj social Facebook, ku shihet në praninë e anëtarëve të këtij shtabi.
Tabaku ndër të tjera shprehet se ndjen një energji shumë pozitive nga njerëzit e thjeshtë të cilët përballë kanë struktura kriminale të qeverisë.
“Jemi këtu me disa nga anëtarët e shtabit të Degës nr.2. Kjo zyra nuk është aq luksoze sa ato të partisë socialiste, po këtu njerëzit punojnë me zemër dhe punojnë me shpirt. Atje nga ana tjetër 50 vite burg, po ti marrësh të gjithë përfaqësuesit e partisë socialiste ishin të gjithë për burg, ndërkohë që këtu kemi njerëz të thjeshtë, 12 vite në opozitë që punojnë me zemër dhe me shpirt.” – shprehet Tabaku shumë optimiste duke theksuar se rezultati i Degës nr.2 do ti surprizoi të gjithë.
Për më shumë mund të ndiqni videon më poshtë







