FLASH :

Qeveria po rrjep shtresën e mesme me kazinotë, turp i opozitës që hesht

Qëkur qeveria vendosi ti lejonte kazinotë që të ushtronin aktivitet disa vite më parë me pretekstin se nuk mund ta mbyllte plotësisht bixhozin por po zhdukte vetëm lojërat e fatit që sipas qeverisë ishin gangrena më e madhe pasi ishin hapur në çdo lagje po me lejimin dhe me bekimin e qeverisë, ajo qëkur hapi kazinotë në hotele me 5 yje, riktheu një plagë të rëndë shoqërore.
Ky fenomen nuk godet të pasurit, por bixhozi i cili është një e keqe e madhe qoftë për shoqërinë, qoftë për moralin, qoftë për besimtarët, godet kryesisht të varfrit dhe shtresat e mesme, sepse një i pasur nuk e ka problem nëse harxhon për hobi apo për të hequr stresin, 1000 apo 2000 euro duke luajtur në kazino, ndërkohë që fatkeqët më të mëdhenj, ata që ju kthehet në sëmundje ky ves janë shtresat e mesme dhe të varfra, të cilët nëse harxhojnë 1000 apo 2000 euro në kazino, jo vetëm që rrezikojnë të lënë rrogën e tyre mujore por të hyjnë edhe në borxhe.

Kazinotë lavatriçe të pastrimit të parave

Duke qenë se licencat për këto kazino i kanë subjekte shumë të mëdha si hotele me 5 yje, ky fenomen ka rënë në heshtje. As mediat nuk flasin, as politika nuk merret më, por turpi më i madh është për opozitën e cila nuk thotë asnjë fjalë për këtë gangrenë të shoqërisë. Akoma më shqetësuese është sepse sikurse dihet në të gjithë botën, kazinotë janë lavatriçe të pastrimit të parave, kështu që kuptohet qartë se edhe në Shqipëri ato ju interesojnë njerëzve që u duhet të pastrojnë paratë të pista nga korrupsioni dhe nga droga dhe ndaj mbase këtu opozita dhe qeveria kanë gjetur një aleancë në heshtje, për të mos e prekur këtë fenomen negativ.

Heshtja vrastare e opozitës

Është e pa shpjegueshme që opozita, e cila duhet të jetë me qytetarët në mënyrë që të rikthehet në pushtet, hesht mbi këtë gjë dhe bëhet palë me qeverinë në zhvatjen e xhepave të të varfërve dhe të njerëzve të shtresave të mesme. Po ashtu është e pa pranueshme që edhe simpatizantët dhe votuesit e partisë socialiste, të votojnë një parti e cila bekon kompani që ju marrin nga xhepat qytetarëve parà. Ato xhepa mund të jenë edhe të vetë familjarëve të militantëve të PS.

Është e pa kuptueshme që asnjë nga partitë politike, kur jemi në prag të fushatës zyrtare zgjedhore nuk ka thënë një fjalë të vetme për këtë çështje të mprehtë për familjet dhe xhepat e gjithë atyre që bien viktimë e kësaj droge të shoqërisë moderne.

Italia si shembull që duhet marrë

Një shembull në këtë drejtim duhet marrë Italia, një vend i cili i ndalon kategorikisht të gjitha llojet e lojërave të fatit, përveç disa lojërave minimale super të kontrolluara nga shteti, por kazinotë sidomos janë totalisht të ndaluara në të gjithë territorin e Italisë dhe madje ata që janë vërtet të apasionuar pas bixhozit, detyrohen në marrin autobuzin dhe të shkojnë në Slloveni apo në Shqipëri për të luajtur. Ky është një shembull që është vërtetë për tu admiruar pasi ju vjen në ndihmë familjeve dhe që duhet marrë për shembull dhe nga ato forca që janë vërtet progresiste dhe duan ta qeverisin dhe ta rregullojnë Shqipërinë në të ardhmen.

Dushi i ftohtë nga DASH

Në raportin e sapo publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit për Shqipërinë, vihej theksi pikërisht te shqetësimi se lojërat e fatit, kumari dhe kazinotë, mund të shfrytëzohen pikërisht nga krimi i organizuar.

“Më 15 shkurt 2024, parlamenti legalizoi bastet sportive, duke përmbysur ndalimin e vitit 2018. Ligji i ri, i cili hyri në fuqi më 27 mars 2024, legalizon bastet sportive vetëm në mjedis online dhe do të japë 10 licenca për kompani me reputacion. Ligji i ri ngre shqetësime se mbikëqyrja e dobët mund të lejojë krimin e organizuar të depërtojë në këtë aktivitet. Lojërat e fatit në kazino mbikëqyren nga Agjencia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit” – thuhet në raportin e DASH.