FLASH :

Nëna e tronditur pasi dallon djalin e saj berber në burgun famëkeq të El Salvadorit pas dëbimeve masive të Trump

Një nënë venezueliane u shokua kur zbuloi se djali i saj berber ishte mes më shumë se 100 anëtarëve të bandave që administrata Trump dëboi këtë javë në një burg famëkeq në El Salvador.

Myrelis Casique López i tha BBC-së se ajo e dinte që djali i saj, 24-vjeçari Francisco Jose Garcia Casique, po dëbohej për shkak se jetonte ilegalisht në Shtetet e Bashkuara – por ajo kishte besuar se ai po kthehej në Caracas.

Ajo kaloi të gjithë ditën duke pritur djalin e saj, të cilin nuk e kishte parë që kur ai u largua nga vendi në vitin 2019, vetëm për të kuptuar se ai nuk po vinte.

Casique ishte në shtëpi duke parë lajmet të nesërmen kur dalloi djalin e saj mes anëtarëve të bandës Tren de Aragua, të cilët ishin dërguar në Qendrën e Sigurisë së Lartë për Konfinimin e Terrorizmit në El Salvador.

Banda është e lidhur me rrëmbime, zhvatje, krim të organizuar dhe vrasje me kontratë në Shtetet e Bashkuara. Ajo u bë e njohur në mbarë vendin pasi një video e tyre duke sulmuar një apartament pranë Denverit doli në dritë në gusht.

Casique thotë se i biri u fotografua nga lart, me kokën ulur dhe duart e lidhura me pranga pas shpine, në një grup burrash të tjerë – të gjithë të veshur me uniforma të bardha burgu.

Por nëna e tmerruar dhe djali i saj tjetër, Sebastian, janë të sigurt se ishte Garcia.

“Morëm një foto, e zmaduam dhe e njohëm,” i tha Sebastian gazetës El Estimulo.

“Instinkti i një nëne nuk gabon kurrë. Instinkti i një vëllai nuk gabon kurrë… E njoha: ai ka një krah të mbushur me tatuazhe dhe është pak i shëndoshë. E njoha nga veshët, nga gjithçka.”