FLASH :

Aksident tragjik në Fushë-Prezë/ Makina përplaset me betonieren dhe shpërthen në flakë, 4 të rinj humbin jetën, u dogjën brenda mjetit

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Vorë gjatë mbrënjes së djeshme. Një automjet është përplasur me një betonere dhe si pasojë kanë humbur jetën 4 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Vorë, gjatë mbrëmjes së djeshme (19 mars).

Një automjet është përplasur me një betoniere në fshatin Fushë-Prezë rreth orës 23:50 dhe si pasojë kanë humbur jetën 4 të rinj.

Si pasojë e përpjasjes së rëndë, makina ka shpërthyer në flakë dhe të rinjtë e moshës 20-25 vjeç (Enejd Laçi, Erildi Laçi vëllezër, Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi) janë djegur brenda.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se ‘Benzi’ ka goditur nga pas betonieren e cila ka qenë e parkuar.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe zjarrfikës nga Kamza, por nuk është shmangur dot ngjarja fatale.

Shoferi i betonieres, 24 vjeç, fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes, por më pas blutë informojnë se e kapën dhe e shoqëuran në Komisariat.

“Më datë 19.03.2025, rreth orës 23:50, në Fushë-Prezë, nga shërbimi i qarkullimit rrugor është konstatuar një automjet i cili kishte marrë flakë dhe para tij qëndronte një automjet betoniere.

Nga hetimet e kryera me qëllim zbardhjen e ngjarjes rezultoi se automjeti drejtohej nga shtetasi E. L., 25 vjeç dhe dyshohet se është përplasur me automjetin betoniere të drejtuar nga shtetasi Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e përplasjes dhe përfshirjes së automjetit nga flakët kanë ndërruar jetë drejtuesi i automjetit Enejd Laçi., 25 vjeç dhe 3 pasagjerët në mjetin e tij , Erild Laçi 20 vjeç, Enrikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi, 22 vjeç. Në vijim të veprimeve u shoqërua për veprime të mëtejshme drejtuesi i automjetit betoniere shtetasi , 24 vjeç, informoi sot polica.”

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet me qëllimin dokumentimin e plotë të ngjarjes.

shqiptarja.com