Një protestë paqësorë është zhvilluar në Shkup të Maqedonisë së Veriut në ndër të 59 viktimave që humbën jetën në një diskotekë në Koçan, pasi rënies së zjarrit.
Mijëra qytetarë, u mblodhën për t’u solidalizuar me familjarët e viktimave dhe të lënduarve, ndërsa bënë thirrje për drejtësi.
Qytetarët mbajtën 16 minuta heshtje, duke kujtuar 16 marsin e tragjedisë.
Kujtojmë se ka përfunduar autopsia e 59 viktimave e gjithashtu edhe identifikimi i tyre. Varrimi pritet të bëhet të enjten në Koçan, ku këto varreza do të kenë një vend të veçantë nga varrezat e tjera.
16 marsi, zgjoi Maqedoninë e Veriut nga një tragjedi e madhe, ku si pasojë e djegies së diskotekës në Koçan, mbetën të vdekur 59 persona.







