FLASH :

Fiorentina kalon me përmbysje, Chelsea s’e diskuton kualifikimin! Katër çiftet çerekfinale në Conference League

Chelsea luan me Legian, Fiorentina me Celje, Betis kundër Jagiellonia, ndërsa Djurgarden luan me SK Rapid. Ndeshjet e para luhen më 10 prill dhe të kthimit më 17 prill.

Conference League zhvilloi të enjten e 13 marsit tetë ndeshjet e kthimit për fazën e 1/8, nga të cilat u mësuan edhe çiftet çerekfinale. Chelsea luan me Legian, Fiorentina me Celje, Betis kundër Jagiellonia, ndërsa Djurgarden luan me SK Rapid. Ndeshjet e para luhen më 10 prill dhe të kthimit më 17 prill.

Në Londër, Chelsea s’e diskutoi Copenhagen dhe e mposhti 1-0 me golin e Hall në minutën e 55-të. Me rezultatin e përgjithshëm 3-1 Blutë kalojnë më tej dhe gjejnë Legian, ndërsa ekipi i Marescas është kandidati kryesor për të fituar trofeun.

Emocione në Firenze. Fiorentina fitoi 3-1 kundër Panathinaikos. Paçka se kishte humbur 3-2 në ndeshjen e parë, italianët ia dolën të përmbysin rezultatin me golat e Mandragora, Gudmundsson dhe Kean, për të gjetur në çerekfinale Celjen.