Një shpërthim ka tronditur Lezhën gjatë natës. Objektiv i sulmit me lëndë plasëse ishte lokali ‘Amigo’ në lagjen Besëlidhja, në bllokun e banimit pranë lumit Drin
Lezhë-Një shpërthim ka tronditur Lezhën gjatë natës. Objektiv i sulmit me lëndë plasëse ishte lokali ‘Amigo’ në lagjen Besëlidhja, në bllokun e banimit pranë lumit Drin.
Nga shpërthimi fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia bën me dije se lokali është në pronësi të Ilir Markvukaj, i cili në 2017 ka qenë i arrestuar për organizimin e trafikut të 25 kg kanabis drejt Kosovës.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e këtij rasti dhe identifikimin e autorëve të vendosjes së lëndës plasëse.
Rreth orës 03:00, të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Lezhës, para derës së lokalit të mbyllur, të shtetasit Ilir Markvukaj, 47 vjeç, është hedhur lëndë plasëse dhe për pasojë janë shkaktuar dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, informoi sot policia.