Fotografi të pabotuara më parë, që tregojnë kushërirën e Winston Churchill, e akuzuar si ‘spiune sovjetike’, gjatë një vizite të fshehtë famëkeqe në Rusi, kanë dalë në dritë pas 105 vjetësh.
Skulptorja dhe shkrimtarja Clare Sheridan pati një histori dashurie të rrufeshme me diplomatin sovjetik Lev Kamenev, të cilin e takoi në Londër gjatë verës së vitit 1920.

Ajo e ftoi atë në Ishullin e Uajt për të qëndruar me të dhe, disa javë më vonë, pranoi ftesën e tij për të vizituar atdheun e tij. Në atë kohë, Churchill, i cili ishte Sekretar i Shtetit për Luftën, e këshilloi të mos shkonte, pasi Britania mbështeste të djathtët ‘Të Bardhët’ kundër bolshevikëve të kuq në Luftën Civile Ruse.
Por, përkundër dëshirës së tij dhe të qeverisë britanike, ajo udhëtoi për në Rusi, ku u takua me Leninin, Trockin dhe figura të tjera kryesore bolshevike.
Ndërsa qëllimi i saj ishte të realizonte skulptura të tyre, dihet se ajo pati marrëdhënie intime me disa prej figurave të profilit të lartë.


Kjo vizitë bëri që Sheridan të etiketoheshe si spiune ruse dhe të përjashtohej nga shoqëria e lartë britanike pas kthimit në atdhe.
Më vonë, ajo u transferua në Amerikë, por MI5 – shërbimi britanik i inteligjencës së brendshme – e mbajti nën mbikëqyrje deri në vitet 1960.
Tani, një album fotografik që ajo krijoi për të dokumentuar udhëtimin e saj në Rusi, i cili përmban 80 imazhe bardhezi, po del në ankand nga Auctioneum Ltd në Bristol, Somerset.
Albumi u soll në ankand nga një koleksionist privat, i cili e kishte blerë nga pastrimi i shtëpisë së një të afërmi të largët të familjes Sheridan disa vite më parë.
Shitësi nuk kishte asnjë ide për rëndësinë e tij derisa një specialist në shtëpinë e ankandit kërkoi mbi përmbajtjen dhe mbeti ‘i dridhur’ nga emocionet.


Më shumë se 50 nga fotografitë nuk janë publikuar kurrë më parë, ndërsa të tjerat janë paraqitur në ditarin e botuar të Sheridanit të vitit 1921, “Mayfair to Moscow”.
Një foto e rrallë e papublikuar tregon Sheridanin me Kamenevin dhe shokët e udhëtimit në një pyll rus.
Në një tjetër imazh, çifti shihet i shtrirë në barin e shtëpisë së mikut të saj, Sidney Russell-Clarke, ndërsa një foto e zbehur dokumenton udhëtimin e tyre me varkë.
Fotografi të tjera, të realizuara nga vetë Sheridan brenda Kremlinit, përfshijnë edhe një imazh të revolucionarit Borodin.

