Ky është momenti rrëqethës kur një turist vuri jetën në rrezik ndërsa përpiqej të bënte një foto në buzë të një gremine.
Pamjet tronditëse tregojnë një të ri në majë të shkëmbinjve 36 metra të lartë të Old Harry Rocks, pranë Swanage, Dorset.
Ai shihet duke ecur ngadalë mbi një shkëmb të ngushtë, vetëm 50 centimetra të gjerë, me një rënie vdekjeprurëse në të dyja anët. Turisti arriti në pikën më të largët të shkëmbit, nxori telefonin dhe bëri disa selfie me detin në sfond.
Pasi e realizoi foton, nisi kthimin e rrezikshëm drejt majës së shkëmbit, duke u zvarritur ngadalë në duar dhe gjunjë. Fatmirësisht, arriti të kthehej i sigurt, pa rënë.
Banori lokal, Steve Hogan, tha: “Kur e pashë në majë të shkëmbit, mendova se ishte shumë pranë buzës. Pastaj, kur filloi të ecte më tej, thashë me vete: ‘Çfarë po bën ky idiot?!’ Nuk mund ta besoja.
M’u duk sikur çdo moment do të binte. Ledges atje është shumë e ngushtë dhe ai mund të kishte humbur lehtësisht ekuilibrin. Ai ndodhej rreth 27 metra mbi tokë dhe një rënie e tillë do ta kishte vrarë.
E donte vërtet atë selfie.”
Hogan shtoi se miqtë e tij, të cilët po e prisnin në majë të shkëmbit, dukeshin të shqetësuar, veçanërisht kur ai u zhduk nga pamja e tyre.
Një zëdhënës i Agjencisë Detare dhe të Rojës Bregdetare (MCA) nuk pranoi të komentojë mbi incidentin, por theksoi fushatën e tyre online që paralajmëron kundër selfie-ve pranë shkëmbinjve:
“Shkëmbinjtë mund të duken si një vend ideal për një foto spektakolare, por një rrëshqitje e papritur ose një erë e fortë mund të ketë pasoja tragjike.
Asnjë selfie nuk vlen sa jeta juaj.”







