Kryebashkiakët socialistë të Beratit, Matit dhe Tepelenës Ervin Demo, Agron Malaj dhe Tërmet Peçi kanë dhënë dorëheqjen sot.
Përveç Demos që është pak më i ri në zanat dhe Malajt që nga gardist u katapultua në poltikë për shërbimet ndaj partisë, Peçi, nëse do të merrte dhe një mandat tjetër si krye bashkiak i Tepelenës, ndoshta do të konkurronte denjësisht me jetëgjatësinë politikë të Ali Pashait.
Heqja nga duart e tyre e qypit me mjaltë të bashkisë, për t’i vendosur si deputetë të thjesht, është padyshim një mënyrë për t’u vënë fre oreksve të tyre polityike dhe jo vetëm.
Gjithashtu, është një strategji e Ramës, që t’i largojë përfaqësusit e lartë politikë nga pushteti, përpara se ata të hetohen ose arrestohen, në mënyrë që në opinion të krijohet ideja se pushteti nuk komprometohet, por se janë vetëm disa ish-zyrtarë, që përpara drejtësisë, ua bëri gjyqin dhe i largoi partia tyre.
Ky është një zhvillim i mirë për qarkullimin e elitave politike, ndërkohë që është një lajm i keq për vetë protagonistët.
Vështirë se ndonjëri prej tyre do ta nënshkruante si person i lirë lënien e bashkisë, për mandatin e deputetit nën zotimin e gënjeshtërt se bëhet “për partinë”.