FLASH :

Rama folklor dhe barcaleta me grate, nderkohe Shqiperia me rekord negativ

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka organizuar një mbledhje me një pjesë të grave në vendin tonë. Gjatë kësaj mbledhjeje, ai veçoi dhe vlerësoi kontributin e tyre në vendin tonë. Kreu i qeverisë tha se vajzat dhe gratë janë të përfshira në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, dhe kjo është meritë e Partisë Socialiste. Pavarësisht kësaj fjalie, burrat shqiptarë janë rreth 32% më shumë se gratë të përfaqësuar në politikë, ekonomi, edukim dhe shëndetësi. Këto të dhëna janë bërë publike nga Forumi Ekonomik Botëror, në raportin e përvitshëm për Indeksin Botëror të Pabarazisë Gjinore, që mat hendekun mes grave dhe burrave në fusha të ndryshme. Ky raport, për vitin 2018, e rendit Shqipërinë në vend të 34-të në botë, mes 149 vendeve në botë. Megjithatë, ai është munduar që këtë mbledhje ta bëjë më komike dhe folklorike, duke theksuar se do ta bëjë Shqipërinë një vend akoma dhe më të mirë nga çfarë është për të gjitha gratë dhe vajzat.

Megjithatë, raportet nga Indeksi Global i Hendekut Gjinor për vitin 2024 thonë ndryshe. Sipas Indeksit të Hendekut Gjinor 2024, të publikuar nga Forumi Ekonomik Botëror, Shqipëria renditet në vendin e 23-të në botë, duke rënë me 6 vende krahasuar me vitin e kaluar. Megjithatë, ajo mbetet mbi vendet e rajonit, si Serbia (26), Maqedonia e Veriut (58) dhe Mali i Zi (67).

Treguesit kryesorë për Shqipërinë: • Arsimimi: Rënie e ndjeshme nga vendi i 33-të në 2023, në vendin e 116-të në 2024. • Fuqizimi politik: Përkeqësim nga vendi i 28-të në 2023, në vendin e 30-të në 2024. • Shëndeti dhe mbijetesa: Përmirësim me 5 vende, duke arritur në vendin e 128-të. • Pjesëmarrja dhe mundësitë ekonomike: Përmirësim nga vendi i 18-të në 2023, në vendin e 16-të në 2024.

Në nivel evropian, Shqipëria renditet e 16-ta, duke lënë pas vende të zhvilluara si Italia dhe Austria. Islanda mban vendin e parë globalisht për të 15-in vit radhazi, me një hendek gjinor të mbyllur në 90.8%, e ndjekur nga Finlanda, Norvegjia, Suedia, Gjermania dhe Irlanda.

Në vitin 2024, Evropa ka nivelin më të lartë të barazisë politike ndër rajonet, me tetë ekonomi që kanë arritur barazi në nivel ministror, përfshirë Shqipërinë. Megjithatë, përfaqësimi parlamentar varion ndjeshëm, nga 16.7% në Qipro deri në 90.8% në Islandë.

Globalisht, hendeku gjinor është ngushtuar lehtë gjatë vitit të kaluar, por me një ritëm më të ngadaltë. Parashikohet se do të duhen 134 vjet për të mbyllur plotësisht këtë hendek, nga 131 vjet të parashikuara në 2023. Viti zgjedhor 2024, me mbi 60 zgjedhje kombëtare dhe gjysmën e popullsisë botërore me të drejtë vote, ofron një mundësi unike për të përmirësuar përfaqësimin politik të grave dhe për të ngushtuar hendekun gjinor.

Sipas raportit të WEF, gratë mbajnë rreth 27% të vendeve parlamentare dhe 23% të posteve ministrore globalisht, ndërsa përfaqësojnë më pak se 10% të krerëve të shteteve. Këto statistika theksojnë nevojën për veprime vendimtare për të arritur barazinë gjinore në sferën politike.

Përveç pabarazisë së theksuar gjinore në vendin tonë, një problem shumë i madh dhe i rëndësishëm, të cilin qeveria nuk po bën asgjë për ta parandaluar, është vrasja e grave dhe vajzave. Në një raport nga UN WOMEN, një organizatë e krijuar nga Avokati i Popullit pikërisht për këtë arsye, në raportin e tyre më të fundit thuhet se:

“32 gra janë vrarë në Shqipëri gjatë tre viteve të fundit – sipas raportit të parë për vrasjet e grave dhe vajzave dhe femicidin në Shqipëri për periudhën 2021-2023. Raporti tregon se 90% e këtyre vrasjeve janë kryer nga një partner intim ose një anëtar i familjes. Tiranë, 10 Dhjetor 2024 – Për herë të parë, Observatori Shqiptar i Femicidit, që u krijua këtë vit brenda strukturës së Avokatit të Popullit, ka publikuar një raport të detajuar mbi vrasjet e grave dhe vajzave dhe femicidin, ku rezultoi se 32 gra janë vrarë në Shqipëri gjatë periudhës 2021-2023. Afro 90% e vrasjeve (27) janë kryer nga partneri i tyre intim, ose nga një anëtar i familjes. Raporti, i realizuar nga Avokati i Popullit me mbështetje nga UN Women, tregon se 24 nga këto raste janë identifikuar si femicide, që në dallim nga vrasjet e zakonshme, përkufizohen si vrasje të grave ose vajzave për shkak të gjinisë. Afërsisht 60% e rasteve të femicidit kanë ndodhur në banesën e viktimës.”