FLASH :

Zbulohet linja e oligarkëve të ndërtimit që mbështet Arlind Qorin

Arlind Qori është shfaqur rreth 1 muaj më parë në një podcast, me një person të cilin ai e prezantoi si inxhinier të mirënjohur.

Inxhinieri në fjalë është Maksim Muçi, ish-kreu i Shoqatës së Ndërtuesve Shqiptarë, pra ish-përfaqësuesi më i lartë i interesave të ndërtuesve në vend.

E megjithatë, Qori e paraqiti si një ekspert të aftë, tashmë në pension. Po përse vallë, në një kohë kur Qori ka vite që ka dalë me shpatë kundër çdo ndërtimi e ndërtuesi në Tiranë e më gjerë?

Arsyeja është e thjeshtë, Maksim Muçi është xhaxhai i Redi Muçit, kandidatit të parë në listë për deputet të Lëvizjes Bashkë në Tiranë.

Po si ka mundësi që Lëvizja në dukje kundër oligarkisë, sipërmarrjes dhe ndërtimit, na vinka në krye të listës së saj nipin dhe të birin e dy ndërtuesve, të cilët përveçse kanë ndërtuar 4 pallate në Tiranë, janë edhe aksionerë të një resorti në Ksamil, që ka shkatërruar natyrën për të përmbushur egot e babait, xhaxhait dhe kandidatit të Arlindit?

Strumbullari i gjithë kësaj është oligarku i ndërtimit Artan Dulaku, që është ortak me Muçët në Ksamil.

Nëpërmjet Muçëve, Dulaku ka depërtuar te Lëvizja Bashkë dhe ka vendosur marionetën e tij, Redi Muçin, për të influencuar Arlind Qorin, që jo vetëm të heshtë për ndërtimet e Dulakëve dhe të Muçëve, por mundësisht edhe të godasë konkurrencën e tij në Tiranë dhe anembanë Shqipërisë.

Kjo është edhe arsyeja që emri i Dulakut rrallëherë mund të gjendet në artikulimin e Qorit dhe të Muçit.