FLASH :

Toma, Saliu dhe Edvini do të numërojnë votat e shqiptarëve

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka vendosur ndarjen e numëruesve të votave për zgjedhjet e 11 majit:

  • Partia Socialiste e Shqipërisë (Edi Rama) – 1 numërues
  • Partia Demokratike (Sali Berisha) – 2 numërues
  • Partia Socialdemokrate (Tom Doshi) – 1 numërues

Pra, votat e shqiptarëve do të numërohen nga partia në pushtet, partia e një oligarku politik si Tom Doshi dhe partia e një opozite të përçarë nga Sali Berisha. Ndërkohë, partitë e reja nuk kanë asnjë përfaqësues në këtë proces.

Demokracia në rrezik? Si mund të kemi zgjedhje të lira kur numërimi mbetet në duart e të njëjtëve emra të njohur për lojërat e errëta të politikës shqiptare? Shqiptarët do të votojnë më 11 maj, por pyetja e vërtetë është: kush do t’i numërojë dhe kush do t’i vjedhë?