FLASH :

Shthuret Thurja/ Endri Shabani vendos të dashurën dhe kunatën në lista për deputete

Endri Shabani ka konfirmuar se po garon me një parti pa elektorat dhe pa njerëz.

Në fakt, gazetari Bledi Mane ka zbuluar emra të tjerë pjesë e listës “Nisma Shqipëria Bëhet”, emra të cilët kompromentojnë bashke drejtuesin e këtij koalicioni, Endri Shabani.

Në fakt ky i fundit, duket se ka vendosur në lista për deputetë të dashurën dhe motrën e saj.

Shabani ka vite që si një “megafon i prishur” çirret kundër nepotizmit, por vetë vendos në lista për dy deputetë, dy persona shumë intimë për të.

Endri Shabani i jep dashnoren borxh Adriatik Lapajt. Ky i fundit e ka kandiduar për deputete zonjushën Livia Stavri nga partiçka e tij, pra dashnoren e kryetarit Endri Shabani të partisë “Nisma”, e kandidon kryetari Adriatik Lapaj nga partia “Shqipëria bëhet”. Veç dashnores së kryetarit kandidohet edhe motra e dashnores së kryetarit. Pra dy motrat Livia dhe Josilda Stavri kandidate për deputete nga partia e shokut të dashnorit… Biçim parti, edepsëz milet!“, shkruan Mane.

Duke qenë se nuk ka elektorat dhe mbështetës realë Shabani ka vendosur partneren dhe kunatën në lista.

Lajme Troç e ka dëshmuar vazhdimisht që Shabani ka një partiçkë dhe se nuk po arrin të rritet në popullaritet në sondazhe, pavarësisht se po shpenzon mijëra euro çdo muaj në rrjetet sociale, sikurse kemi provuar me dokumenta.

Por ndryshe nga flokët që mund të mbillen, votuesit është vështirë të rriten duke injektuar mijëra euro për manipulim në rrjetet sociale, nga paratë që Shabani ka vënë më një anë (kushedi se në cilën mënyrë!?), nga koha kur ka qenë aktivist në Soros dhe në OJQ të tjera të majmura nga fondet e huaja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *