FLASH :

Pionierët e Qorit sulmojnë tregun e lirë, por çfarë lidhje ka gruaja e Arlindit me fondet e BE dhe Bashkinë Tiranë?

Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, në vend të fokusohet te problemet e qeverisë, që nuk janë të pakta, ka nisur një fushatë kundër partiçkave të tjera që ajo ka rivale, sikurse është Koalicioni i Adriatik Lapajt, duke na kujtuar edhe një herë luftën partizanë-ballistë.

Në shekullin e 21-të, në kohën e tregut të lirë, njëri nga aktivistët marksistë të Qorit i ka drejtuar Lapajt pyetjen, nëse firma private e këtij të fundit, ka ndërmjetësuar një biznes privat, që ai të përfitonte më pas nga disa leje ndërtimi.

Këtu ka dy probleme të rënda konceptuale ligjore dhe filozofike, nga Lej Fenët e Arlindit.

  1. Ligji nuk e ndalon askënd që të ushtrojë çdo veprimtari private për sa kohë nuk është deputet.
  2. Nuk ka asnjë mëkat që një firmë ligjore të bëjë dokumentat e një ndërtuesi. Firmat ligjore me këtë hanë bukë.

Por janë vetë Arlindët që në fakt duhet t’i përgjigjen dy pyetjeve, përpara se të bëjnë si puritanë orthodhoksë të vijës së Partisë.

A është e vërtetë se bashkëshortja e Arlind Qorit ka në çfarëdolloj mënyrë akses te fondet e Bashkimit Europian, në kuadër të rindërtimit të shkollave në kryeqytet, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë?

Çfarë e lidh bashkëshorten e Arlind Qorit me Erion Velinë?

Pasi t’u përgjigjen këtyre pyetjeve, më pas pionierët e Qorit, mund të pyesin këdo për çfarë të kenë qejf.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *