Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur në SPAK për t’u marrë në pyetje për të dhënë deklarime mbi rrethana të reja hetimore. Kjo e fundit është refuzuar nga ana e saj, ku gjithashtu kujtojmë se qëndrim të ngjashëm mbajti edhe bashkëshorti i saj Erion Veliaj një ditë më parë para prokurorit Ols Dado.
E shoqëruar nga avokati mbrojtës, Maks Haxhia, Xoxa ka qëndruar në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për rreth 1 orë. Xoxa ka kërkuar të njihet me materialet e SPAK dhe të pyetet në një moment të dytë.
Kujtojmë se një ditë më pare Gjykata e Lartë i rrëzoi kërkesën e Ajola Xoxes për heqjen e sekuestros së llogarive bankare!
“Mospranimin e rekurseve të paraqitura nga ankuesit, Arbër Veliaj dhe personi juridik ‘Gogel SHPK’, si dhe Ajola Xoxa dhe shoqëria tregtare ‘Partners Law SHPK’, kundër vendimit nr. 265 (87-2024-388), datë 24.12.2024 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, është thënë në vendimin e gjykatës.