FLASH :

Menaxhimi i plehrave si në Mesjetë, Vlora sërish në flakë

Kryeministri i vendit ka nisur fushatën për mandatin e katërt. Inceneratorët për të cilët shqiptarëve iu vodhën miliarda lekë dhe që nuk ekzistojnë kanë prerë mjaft koka turku nga qeveria, përveç asaj të kreut të Ekzekutivit.

Por Vlora, një bastion i PS, vazhdon për të disatën herë brenda dy vitesh, të digjet e shkrumbohet nga fusha kancerogjene e mbetjeve, të cilat menaxhohen si në mesjete ne qiell të hapur dhe digjen me zjarr.

Kjo fushë mbetjesh, pranë pyllit të sodës, dhe fare pranë qindra e mijëra banesave të qytetarëve, është një rrezik mjedisor dhe shëndetësor alarmant, i nivelit më të lartë,

Të moshuar, fëmijë dhe të rinj, janë në kontakt të vazhdueshëm me ndotjen që vë në rrezik jetën e tyre në mënyrë të vazhdueshme.

Edhe kur nuk përfundon në lajme, si kësaj here, kur erërat kanë favorizuar përhapjen masive të flakëve, kjo fushë vazhdon të djegë plehra në mënyrë të përditshme dhe të kontrolluar. Praktikisht të gjitha plehrat e qytetit të Vlorës dhe më gjerë, digjen këtu.

Kjo është kartolina më e turpshme e një Shqipërie që po zgjidhet nga të huajt për turizëm, por që ka një qeveri dhe një pushtet lokal që nuk është as në nivelet më minimale të pritshmërive të “Perlës së Pazbulur të Mesdheut”.