Qëndresa Qytetare ka publikuar një raport të thelluar mbi efektet e politikës së “mbylljes” së platformës TikTok në Shqipëri, me fokus te siguria e të rinjve dhe ndikimi në rastet e dhunës në shkolla. Studimi i realizuar nga Ritvana Hajdari shqyrton nëse kjo masë ka ndikuar realisht në uljen e rasteve të dhunës, vrasjeve apo vetëvrasjeve tek të rinjtë.
Raporti ngre disa pyetje thelbësore: A është rritur siguria në ambientet shkollore pas mbylljes së platformës? Sa transparente ka qenë Ministria e Arsimit në masat e saj? Dhe mbi të gjitha – çfarë mendojnë vetë të rinjtë për këtë politikë? Nëpërmjet një ankete me pjesëmarrjen e të rinjve, raporti sjell një pasqyrë të qartë të perceptimeve, dyshimeve dhe ndikimeve reale që ka pasur kjo ndërhyrje. Përfundimi: një platformë është mbyllur, por problemet kërkojnë politika më gjithëpërfshirëse dhe afatgjata.