FLASH :

Mbrojtja e pashoqe që i bëri Tabaku Teatrit Kombëtar: E shembën, si komunistët dyqanin e gjyshit tim dhe bashkinë!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka qenë një ndër mbrojtëset më të mëdha të Teatrit Kombëtar, i cili u shemb nga bashkia dhe qeveria bashkë, për t’i hapur rrugën një grope ndërtimore, e cila e ka lënë Tiranën pa teatrin e saj kryesor, tashmë prej vitesh.

Qysh në krye të herës, Tabaku ka protestuar si një zë i fuqishëm, si me praninë e saj fizike, ashtu edhe në mediumet e ndryshme.

Ja çfarë shkruante ajo më 2 Korrik 2018:

Unë vij nga dy familje te vjetra tiranase, Tabaku dhe Turdiu. Shumë pranë Teatrit Kombëtar ka qenë dyqani i gjyshit tim që në nëntor të vitit 44 u shemb. Shumë afër ka qenë edhe Bashkia e vjetër e qytetit që po në atë vit filloi të shembej nga regjimi komunist. Pak nga pak regjimi fshiu çdo gjë në këtë vend. Pas vitit 2000 filluan të fshihen edhe ato pak gjëra që mbetën, Kinemaja e vjetër e qytetit, rrugicat e vjetra të këtij qyteti, çdo gjë pak nga pak filloi të fshihej dhe u ngritën kulla të larta. Unë dua një qytet ku fëmijët e mi të rriten dhe të kuptojnë që Tirana ka një identitet. Që Tirana ka një vlerë historike. Ka ndërtesa që mbartin histori. Ka dëgjuar disa që thonë që njerëzit nuk shkojnë në Teatër. Unë kam shkuar, ndoshta nuk ka pasur ngrohje, kushte optimale ndoshta edhe për fajin tonë që s’kemi bërë maksimumin e mundshëm për të investuar në ketë ndërtese por a ja vlen ta shembim se nuk e mirëmbajtëm dot? A e shembën Stadiumin nën ethet e Europianit? Unë shkoja edhe në Stadium, tani nuk është me as Stadiumi. Qyteti i Tiranës pak nga pak po shitet, pak nga pak po falet. Kam reaguar për herë të parë më 8 qershor kur për herë të parë doli ligji dhe u publikua online. Unë dhe deputetja Albana Vokshi në emër te Partisë Demokratike reaguam dhe kundërshtuam fort. E kundërshtuam sepse Ligjet që vijnë në Parlament nën emra biznesmenësh duhet të marrë fund. Nuk është Parlamenti as zyrë tenderash, as zyre konçesionesh. Historia që kryetari i Bashkisë ka frikë që ta firmosë vetë dhe e sjell që të ketë mburojë nesër Parlamentin, sepse e di që kjo është marrëveshja më e dyshimtë dhe më e madhe. Kryetari i Bashkisë e di që prona nuk mund të transferohet pa u bërë 3/5 e votave dhe ato vota nuk i kanë sepse PD e ka bllokuar në Këshill Bashkiak dhe për shumë arsye e kanë sjellë në Parlament.

Dy ditë pas këtij qëndrimi publik, Tabaku kishte publikuar në rrjetete e saj sociale edhe kontratën, me të cilën pronarët e tokës së teatrit, ia kishin shitur këtë truall, Mbretërisë Italiane, me qëllim që ai të përdorej vetëm për arsye publike, pra për një teatër:

Çojani amanetin në fund pronarëve!

Sipërfaqja në të cilën Mbretëria Italiane, përmes arkitektit Giulio Berté, ndërtoi godinën aktuale të Teatrit Kombëtar me stilin e saj racionalist ka qenë më parë pronë e familjes Libohova.

Siç edhe kontrata e paraqitur më poshtë vërteton, kjo pronë me një sipërfaqe prej 10625.31 metrash katrorë u ble nga Francesco Jacomoni në llogari  të Mbretërisë Italiane për 7 franga ari metri katror. (Në total 74377.17 franga ari)

Pasardhësit e Servet Libohovës (tre djemtë e tij) pranuan ofertën e Mbretërisë Italiane e cila ngriti me urdhër të Mbretit Zog, godinën që u përdor ndër të tjera edhe si teatër. Sot e kësaj dite qeveria shqiptare jo vetëm që nuk shpronëson në vlera të atilla, por sjell në Shqipëri arkitektë të panjohur apo qoftë edhe të njohur për të shkatërruar historinë, trashëgiminë dhe jo rrallë herë për të vjedhur pronën publike dhe atë private.

Gati 80 vjet pas nënshkrimit të kontratës e cila e destinonte këtë truall për të qenë një vepër publike në shërbim të qytetarëve. Qeveria Rama ka sjellë një ligj që ne si shqiptarë të legjitimojmë një kontratë antikushtetuese, të pamoralshme dhe antikombëtare për të ngritur në tokën e blerë për qytetarët një kullë me emrin Rama.

Dokumentat e shitjes së truallit për arsye publike në vitin 1938: