Edi Rama, pa pikë turpi u premtoi banorëve të Sarandës pak ditë më parë, furnizim me ujë të pijshëm 24 orë.
Këtë premtim, kryeministri e ka bërë për herë të parë në fushatën elektorale të vitit 2013.
Pas 12 vitesh, kur ai ka patur pushtet të plotë dhe të pakufizuar, si në nivel qendror me qeverinë dhe në nivel lokal me bashkitë, Rama del dhe bën të njëjtin premtim, a thua se ndonjë forcë e jashtme e ka ndaluar këto 12 vite, që me taksat e shqiptarëve, të investonte dhe t’u garantonte këtyre të fundit ujin.
E vërteta është, se investimet në ujësjellësa, ku tubat kalojnë nën tokë, nuk janë gjëra të dukshme, të cilat mund t’i shfaqësh dhe t’i inspektosh dhjetëra herë, ndryshe nga tunelet dhe rrugët, të cilat i inauguron ditën dhe i mbyll natën.
Për këtë arsye, Rama ka vendosur të veprojë si një kuçedër që i mban ujin peng shqiptarëve, në mënyrë që këta të fundit të varen prej tij.
Nëse do t’u jepte ujin pas 12 vitesh, çfarë mund të vinte e tu premtonte më?
Kreu i qeverisë po ecën me parimin e ushqimit të popullit me thërrime, si gjelat e detit, të cilëve po u dhe më shumë thërrime, do t’u rriten pretendimet.
Ndaj edhe Rama sigurohet që ta mbajë të shtrënguar fort dorën, si për thërrimet, ashtu edhe për ujin.
Të flasësh për anëtarësim të plotë në BE brenda 4 vitesh, kur shqiptarët kanë ende ujë me orar dhe depozita mbi kokë si vendet e botës së tretë, është si t’u thuash atyre, hani biskota me reçel, se kështu do t’i harroni të gjitha hallet.
Ja thagmat e Ramës me ujin në 3 mandate të ndryshme në këto 12 vjet: