FLASH :

Ja Kush Janë Yjet e Tomës për Deputete! | Nga Shtangiste në Ish-Studente, Zbulohen Kandidatet e Çuditshme të PSD

Partia Socialdemokrate e Tom Doshit po bën fushatë në një mënyrë që nuk është parë më parë në politikën shqiptare. Në vend të sloganeve të thata dhe premtimeve të zakonshme, PSD ka zgjedhur një strategji krejt ndryshe: rreshtimin e vajzave bukuroshe si kandidate dhe përfaqësuese të saj.

Një nga emrat më interesantë që po bën bujë në këtë fushatë është Ana Jovan, ish-shtangiste dhe tashmë një nga kandidatet e PSD-së. Nga shtangiste, ajo ka kaluar në fushën e politikës, nën krahët e Tom Doshit, duke shkaktuar goxha zhurmë.

Duket se Tom Doshi ka vendosur të mbushë listat e PSD-së me “yje”, duke e kthyer partinë në një magnet për votuesit. Jo vetëm kaq, disa prej tyre nuk janë thjesht kandidate, por kanë pasur edhe marrëdhënie të afërta me kreun e partisë.

Përveç kësaj, një tjetër detaj që bie në sy është përzierja mes bukurosheve dhe vajzave totalisht të panjohura, të cilat figurojnë vetëm si studente pa asnjë eksperiencë pune. Kjo ka shtuar edhe më shumë habinë dhe dyshimet mbi kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve të PSD-së.

Ky fenomen ka ndezur debat në opinionin publik. A është kjo një lëvizje strategjike për të tërhequr vëmendjen e elektoratit apo një tjetër mënyrë për të mbajtur kontrollin e partisë brenda një rrethi të ngushtë njerëzish të zgjedhur me kujdes?

Një gjë është e sigurt: Toma Gangsteri di si të bëjë lojën e vet dhe këtë radhë duket se e ka kthyer fushatën në një spektakël ku bukuria është në qendër të vëmendjes. Mbetet të shihet nëse kjo lëvizje do t’i sjellë vota apo thjesht do të shkaktojë më shumë polemika.

A do të shohim PSD-në si një forcë politike serioze apo si një “Miss Shqipëria” të ri?