Ditën e sotme është paraqitur sërish në ambientet e SPAK kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai i cili është marrë zyrtarisht i pandehur.
Isai, i marrë në pyetje disa herë nga prokurorët e posaçëm akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.
Hetimi ndaj Isai-t lidhet me dy tendera: atë të rrugës Korçë–Ersekë dhe projektin e ujësjellësit të Kolonjës.
Bëhet fjalë për rrjetin që furnizon me ujë 14 fshatra. Bëhet me dije se këtë dosje e ka nën hetim prokurori Dritan Prençi.
Mesa në këtë dosje është i përfshirë edhe bashkëshorti i Elisa Spiropalit,Salarjon Totaj i cili është përfshirë në tender për shpërndarjen e matësve të ujit. Ai njihet për angazhime të hershme në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve dhe për përfshirjen në tenderin e njohur për blerjen e sahateve të ujit.
Kujtojmë se vetëm pak javë më parë Salarjon Totaj u paraqit në ambientet e SPAK.
Megjithatë mbetet për t’u parë në vazhdim se çfarë provash reale ka SPAK dhe nëse ka diçka konkrete që i lidh të dy personazhet me tenderin në fjalë.









