FLASH :

“Bill Gates trondit: Inteligjenca Artificiale do zëvendësojë mjekët e mësuesit brenda 10 vitesh!”

Bill Gates paralajmëron se inteligjenca artificiale do të tronditë rrënjësisht mënyrën si funksionon shoqëria, duke e bërë njeriun gjithnjë e më pak të domosdoshëm në fusha kyçe si mjekësia dhe arsimi. Sipas tij, ky ndryshim monumental mund të ndodhë më shpejt nga sa mendojmë – ndoshta brenda 10 viteve.

Në një intervistë të fundit me Jimmy Fallon në emisionin “The Tonight Show” në NBC, bashkëthemeluesi i Microsoft përshkroi një të ardhme ku shumica e detyrave që sot kërkojnë aftësi të specializuara njerëzore do të përmbushen me lehtësi nga AI. “Njerëzit nuk do të jenë më të nevojshëm për shumicën e gjërave,” tha Gates, duke lënë të kuptohet se teknologjia do të marrë gradualisht kontrollin mbi sektorë të rëndësishëm.

Sot, ekspertiza në fusha të tilla si mjekësia dhe arsimi mbetet e rrallë”, tha Gates, duke shtuar se ato fusha varen nga “një mjek i madh” ose “një mësues i madh”.

A po i afrohemi një epoke ku makinat do të na zëvendësojnë plotësisht? Nëse vizioni i Gates del i saktë, ndoshta është koha të mendojmë se çfarë roli do të na mbetet në këtë realitet të ri teknologjik.

Por gjatë dekadës së ardhshme, “këshillat e shkëlqyera mjekësore dhe mësimi i shkëlqyer” do të bëhen falas, tha Gates.