FLASH :

Analizë satelitore për zonat e prekura nga zjarri në jug të vendit

Tiranë — Ekspertët e Agjencisë Shtetërore të Informacionit Gjeohapësinor (ASIG), pranë Drejtorisë së Përpunimit të të Dhënave Remote Sensing, po vijojnë asistencën për Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC) në analizimin e ndryshimeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore e zjarrit në jug të vendit.

Zjarret kanë prekur zonat Borsh, Shën-Vasil, Himarë, Delvinë si dhe hapësirat Ploçë–Bashaj–Matogjin në Selenicë. Duke përdorur teknologji të avancuar satelitore , janë ndërtuar harta të detajuara të zonave të dëmtuara, të cilat shërbejnë për:

  • Vlerësimin, monitorimin dhe menaxhimin e riskut nga zjarret;
  • Marrjen e masave strukturore për zvogëlimin e rrezikut;
  • Vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga flakët.

Këto analiza pritet të ndihmojnë institucionet përgjegjëse në marrjen e vendimeve strategjike për menaxhimin dhe parandalimin e ngjarjeve të tilla në të ardhmen.