Një shpërthim i fuqishëm tronditi lagjen Upper East Side të Manhattan-it të premten në mëngjes, duke dërguar re tymi të mëdha mbi qiellin e New York-ut. Ngjarja ndodhi në adresën 305 East 95th Street, në një ndërtesë apartamentesh të ndërtuar para Luftës së Dytë Botërore.
Rreth 170 zjarrfikës dhe ekipe të emergjencës u thirrën në vendngjarje rreth orës 10:00 pas shpërthimit që u përshkrua nga dëshmitarët si “një bombë”. Shkak për zjarrin dyshohet të jetë bërë një grumbullim gazi në bodrumin e ndërtesës. Flakët u përhapën me shpejtësi në katet e sipërme, duke arritur deri në tarracë. Fatmirësisht, në momentin e ngjarjes nuk kishte banorë në apartamentet e prekura, ndërsa superintendenti i godinës, i cili ndodhej në bodrum, pësoi lëndime të lehta dhe po merr ndihmën mjekësore. Edhe tre zjarrfikës të tjerë u lënduan lehtë gjatë ndërhyrjes.
Pamjet ajrore treguan dhjetëra zjarrfikës mbi tarracën e ndërtesës, ndërsa luftonin për shuarjen e flakëve në këtë zjarr të klasifikuar si “tre-alarm”, që kërkon burime dhe personel të shumtë. Sipas burimeve nga aplikacioni “Citizen”, mobilimi mund të ketë qenë burim i tymit. Ndërtesa me tulla të kuqe është ndërtuar në vitin 1910 dhe përmban gjashtë kate dhe një tarracë. Hetimet nga zjarrfikësit dhe autoritetet vazhdojnë për të përcaktuar shkakun e saktë të shpërthimit.












